Deputeti i PD, Klevis Balliu, në një intervistë në studion e News24, u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku e marrë e pandehur nga SPAK, është kapur duke vjedhur paratë e shqiptarëve.
Sipas Balliut, çwshtja “Balluku” nisi falë kallëzimeve të PD dhe ishin 2 mundësi, ose mund ta zvogëloje çështjen duke e çuar tek ministria sikur ishte çështje e saj, ndërkohë që korrupsioni i Ballukut është krim e korrupsion kombëtar, pasi kjo ka 70% të buxhetit të shtetit.
“Dhe kështu vendosëm të ngremë Foltoren”, tha Balliu, duke shtuar se duhet revoltë për të rrëzuar qeverinë dhe për të detyruar Ramën dhe Ballukun të dorëhiqet.
“Çdo anëtar i PD është pro revoltës. Ne kemi 3 muaj, cdo ditë që denoncojmë farsën elektorale, doli raporti i OSBE-ODIHR. Pas kësaj, u morëm me fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale. Më pas doli çështja “Balluku” falë kallëzimeve të PD, asnjë tjetër nuk guxoi të çojë. Ishin 2 mundësi, ose mund ta zvogëloje çështjen duke e çuar tek ministria sikur ishte çështje e saj, ndërkohë që korrupsioni i Ballukut është krim e korrupsion kombëtar, pasi kjo ka 70% të buxhetit të shtetit”, tha Balliu.
