Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për të konstatuar shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga ushtrimi i detyrës”. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Sipas kërkesës, masa e sigurisë duhet të shuhet pasi, sipas Ballukut, objekti i masës nuk ekziston më dhe ajo nuk ndodhet në të njëjtën funksion si kur u vendos masa. Kërkesa argumenton se pezullimi nuk ka më bazë ligjore, duke kërkuar rivlerësimin dhe heqjen e tij nga GJKKO.
Aktualisht, gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë mbi vazhdimin ose shuarjen e masës së sigurisë.
