Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar ashpër për situatën problematike të përmbytje në vend. Blushi thotë se Durrësi dhe Vlora që e nxorrën Ramën deputet sot janë në gjendje katrastrofike. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi ka ironizuar duke postuar edhe një foto ku shihet kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako në një varkë.

Reagimi i plotë:

Durrësi sot është nën ujë, Vlora sot është pa ujë. Ndërsa Belinda Balluku mban me thonjtë e pisët të Edi Ramës imunitetin politik, infrastruktura ka humbur çdo imunitet dhe po shkërmoqet kudo.

Durrësi dhe Vlora, qytetet që e nxorrën Edi Ramën deputet, sot ndodhen në gjendje katastrofike.

Jo për shkak të fatkeqësive natyrore, por si pasojë e korrupsionit të pafre.

Dy perlat e turizmit shqiptar janë kthyer në simbole tragjike të babëzisë dhe mjerimit që prodhon keqqeverisja.

Durrësi nuk do përmbytej nëse Edi Rama do kujdesej njëlloj siç ia del që asnjë gram drogë të mos kapet prej vitesh në Portin e qytetit.

Vlora nuk do thahej për ujë nëse Edi Rama do kujdesej njëlloj siç grabit pronat e shqiptarëve buzë detit me “investitorët strategjikë”

Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një tragjedi, jo vetëm për financat publike, por për jetën dhe dinjitetin e qindra mijëra qytetarëve që po paguajnë padrejtësisht çmimin e lartë të korrupsionit dhe inkriminimit të një Qeverie të bërë tapë nga droga.

Ka vetëm një zgjidhje, të bashkohemi për të shporrur Ramaduron.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb