Në protestën e opozitës në bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit”, foli dhe deputetja e PD, Elda Hoti.

Ndër të tjera, ajo iu drejtua qytetarëve se të flasësh për një popull që është tkurrur nga emigrimi nuk është e lehtë.

“Ne flasim për zhvillim, por cfarë zhvillimi është ky kur pensionistët marrin qindarka dhe çiftet e reja punojnë gjithë jetën për një shtëpi, kurse zv/kryeministrja ka shtëpi që mban vetëm çelësat. Apo verërat e shtrenjta, si ajo që pinte kryeministri. Bodrumi me verë i Gysit sa kosto që i duhet spitalit Onkologjik që të investojë në shërbim të pacientit”, tha Hoti.

Më tej ajo u shpreh se institucionet që duhet të mbrojnë qytetarin janë kthyer inekzistentë. Deputetja Elda Hoti tha se Shqipëria nuk ka qeveri por një bandë dhe në krye të saj është kryeministri Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb