Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 24 janarit, e thirrur nga opozita.
Në një mesazh në facebook, Blushi thotë se teksa Belinda Balluku, me “Tunelin e Llogarasë” dhe dhjetëra prova të korrupsionit të saj qindra milion euro, nuk preket, por vazhdon dhe bën tendera të tjerë dhjetëra milion euro, Kuvendi është kthyer në mburojë të hajduteve dhe garantues i pandëshkueshmërisë.
“Ballukut po i lënë imunitet për të vijuar vjedhjet, prishur provat dhe intimiduar dëshmitarët.
Taulant Tusha, pjesë e bandës 5D dhe i dënuar për aferën e inceneratorit fantazmë të Tiranës, lirohet sot nga burgu.
Ndërsa Ilir Meta, pa asnjë fakt dhe pa asnjë prova penale, me zero qindarkë dhe pasuri të paligjshme, i rrëmbyer në mënyrë mafioze nga Narkoshteti, vijon të mbahet në mënyrë kriminale në burg.
Ky është Narkoshtet mafioz, me drejtësi të komanduar dhe me regji, qe përdoret nga pushteti si kamikaz politik vetëm kundër opozitës.
Më 24 janar, ora 17:00, të gjithë në Tiranë, para Kryeministrisë, në protestë kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin.
Kjo bandë duhet shkërmoqur nën këmbët e sovranit”, shkruan Blushi.
