Kryeministri Edi Rama ka hedhur dyshime në lidhje me bisedën e përgjuar në SPAK, pjesë e dosjes së dorëzuar në Kuvend, ku është një bisedë telefonike mes një të pandehure në këtë çështje dhe një bashkëbiseduese.
Rama u shpreh se nuk është i justifikuar kërkesa për heqjen e imunitetit të një deputeti edhe nëse në atë bisedë do të kishte edhe fjalë dhe skenarë të rëndë, ku përmendi një prej tyre, ku Balluku personalisht do të kishte kërcënuar të pandehurën.

Edi Rama: Thëniet e një të pandehuri merren me rezervë. Po e zë se e pandehura thotë: Balluku më ka lidhur pas karriges personalisht më ka vënë në fyt një thikë që kishte edhe disa pika gjaku të tharë dhe më tha do të vras nëse nuk thua kështu. A ka njeri të më tregojë si vihet në Kuvend me një muhabet telefoni pa asnjë kryqëzim dëshmish apo verifikim si, kur dhe ku ndodhi kjo, sado në mënyrë të tmerrshme të paraqitet ajo në një bisedë telefonike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb