I ftuar në emisionin “Studio24” në News24, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se kryeministri Edi Rama ndryshoi qëndrimin e tij lidhur me drejtësinë në momentin kur ‘zjarri iu afrua derës së shtëpisë së tij’.

Gjatë intervistës në emision Gjokutaj tha se kryeministri Rama nuk la shtresë të popullsisë pa goditur me arrest dhe privim lirie.

Gjithashtu shtoi se korrupsionin e bëjnë zyrtarë të lartë dhe se detyrë e SPAK është të luftojë korrupsionin.

Më tej u shpreh se Rama do të krijojë një institucion refraktar ndaj drejtësisë që të bëjë sërish siç do.

“Rama nuk la shtresë të popullsisë pa prekur me goditje me arrest me privim lirie. Erdhi një kohë nuk e pati problem as të këta që hanin kumbulla e dardha pas shpinës së tij. Por kur u bë drastik Rama? Kur i erdhi zjarri tek dera e shtëpisë së tij. Belinda Balluku është mostra  e eksperimentit që ai e provoi për të kuptuar se deri ku mund të shkohet dhe ndaj i dha edhe atë mbrojtje të fuqishme sepse është mbrojtje e tij në fakt. Pra arresti u kthye në habi, çfarë është kjo histori me burgje tha Edi Rama. Kë të besojmë, Ramën dje apo Ramën sot? Reforma në drejtësi i doli fund shpina sepse në momenti që u afrua tek Rama dhe kupola e lartë ishte sepse fut hundët në punët e ekzekutivit. Por kush do ndërhyjë Teatri i Operas dhe Baletit?! Por SPAK ka ndryshuar qasje që lidhet edhe me Departamentin e Drejtësisë në Amerikë…Tashmë që Ramën nuk e fusin më në sallë të gjyqit ndodhet në ‘asfiksi politikë’ dhe ndaj e sulmon drejtësinë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb