Kreu i PD Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet më datën 20 shkurt .
Në një konferencë për gazetarët ai e ka quajtur 20 shkurtin si dita e kryengritjes më të madhe paqësore në historinë e vendit.
“Të gjitha këto janë dëshmi se Edi Rama po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, për të mbrojtur veten nga krimet monstruoze që ka kryer.
Unë u garantoj shqiptarëve se ajo që është lakuar me qindra e qindra herë se ai është kryetari i një organizate kriminale, ajo është 100 përqind e vërtetë.
Se ministrat e tij janë anëtarë të kësaj organizate, ajo është 100 përqind e vërtetë.
Se Lubi Balluku mund të akuzohet si kapo jo e një grupi apo organizate të strukturuar kriminale, por minimumi të pesë të tilla.
Më thoni ju mua, ju e ndoqët tunelin e Llogarasë, a nuk është kjo me Berberin, me ato anëtarët e tjerë të KVO-së, a nuk përbëjnë këta një grup të strukturuar kriminal?
Në çdo lloj varianti këta janë vetëm një grup i strukturuar kriminal.
A nuk janë tenderat e unazës së madhe një grup i strukturuar kriminal?
A nuk janë shitblerjet e energjisë një grup i strukturuar kriminal?
Po marr këto, por janë plot të tjera.
Gjithçka ka funksionuar mbi bazën e organizatave kriminale.
Qytetarë dhe qytetare, sot më shumë se kurrë jeni të thirrur të merrni në dorë fatin tuaj, fatin e vendit tuaj,
20 shkurti është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori që e pret çdo shqiptar, por që e presin mbarë vendet demokratike të Europës dhe të botës”, tha ai.
