Një zhvillim i ri është bërë publik mbrëmjen e sotme në emisionin “Oponencë” në News24, ku gazetarja dhe moderatorja Anduena Llabani ka zbuluar se, sipas burimeve të saj, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, të dorëhiqet nga posti i saj.
Deklarata erdhi në një moment kur Balluku ndodhet nën hetim nga SPAK për çështjen e supervizimit të tunelit të Llogarasë dhe pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ditën e premte.
“Kam informacione se Rama i ka kërkuar dorëheqjen Ballukut. Këto janë informacionet që kam unë,” tha moderatorja gjatë emisionit.
