Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po mbron me çdo kushte vjedhjet e bëra, duke “ dhënë leksione” partnerëve ndërkombëtarë dhe duke u shprehur se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku nuk mund të shkarkohet, pasi kjo nënkupton rënien e institucionit.

Sipas Berishës, një botëkuptim i tillë nënkupton që qëndrim banal dhe diktatorial, që shkelmon çdo ligj e Kushtetutën.

“Qeveria shqiptare është një organizatë kriminale. Gradualisht edhe partnerët tanë në Gjermania e vendet e tjera të BE po e kuptojnë këtë. Kreu i organizatës, Rama, ka marrë përsipër të japë leksione për partnerët tanë, mbi të drejtën penale. U thotë se pezullimi është një akt i presidentit, ministrit apo kryeministrit qenka anti-Kushtetues dhe nuk mund të bëhet sepse shuhet institucioni.
Institucionin e identifikon me individin, koncept diktatorial dhe banal.
Ky që thotë këtë, para 3 vitesh ndërmori shkarkimin e Ilir Metës, atëherë nuk ishte institucioni? Këta shkelmojnë çdo ligj dhe Kushtetutë ku përcaktohet qartë se nëse ikën zv kryeministri, detyrën e merr ministri”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb