Me debate ka nisur komisioni parlamentar i Insfrastrukturës dhe burimeve natyrore.

E pranishme në komision duhet të ishte edhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku pasi duhej të diskutohej në lidhje me projekt buxhetin 2026, por Balluku nuk ishte, duke ia deleguar detyrën një vartësi të saj.

Kjo ka irrituar opozitën, ku kreu i grup[it parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka kërkuar prezencën e saj si një kusht i domosdoshëm.

Bardhi u shpreh se Balluku duhet të japë llogari për shkeljet ligjore të kryera në mos në komision, përballë SPAK-ut, i cili ka ngritur edhe akuzë ndaj saj.

Gazment Bardhi: Në komisione marrin pjesë ministrja, jo zv ministra.
Nëse nuk vjen të japë llogari në komision do të japë në SPAK.

Projektbuxheti ka një procedurë të veçantë se si kalohet në komisione, kërkon domosdoshmërisht prezencën e ministrit përgjegjës. Sot duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do i japim kësaj ministrie. Ministrja duhet të ishte këtu të na bindte si mund t’i besojmë kur është nënë hetim nga SPAK.
Për ne është shumë e rëndë dhe jo e zakontë. Nuk ka pse ministrja sillet siç sillet çdo njeri që shkel ligjin por duhet të vijë të japë llogari ndërkohë që ndaj saj ka një akuzë konkrete që paratë e dhëna nga buxheti nuk dihen ku kanë përfunduar,.
Nëse ka turp të vijë të përballet është çështje e saj personale, ne po e kërkojmë për çështje institucionale. Fshihet si kriminele

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb