I ftuar në studion e “News24”, Aulon Kalaja u shpreh se vendi po përballet me një katastrofë mjedisore.

Gjithashtu ai u shpreh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e vetmja gjë që mund të bëjë, është që “paratë që ka vjedhur të ja shpërndajë banorëve të prekur”.

“Që të shpëlahet pak nga mëkatet, po negociohet burg  i përmbytur apo i pambytur… Ato para që ia ka vjedh shqiptarëve duhet të ja shpërndajë me ato llogari që ka në Zvicër, t’i marrë paratë, stafin e ka të gjerë dhe të ja shpërndajë këtyre banorëve. Gjë tjetër unë nga kjo zonjë nuk pres”, tha ai

Më tej nënvizoi se SPAK duhet të nisë hetimet për përmbytjet sistematike që i ndodhin Shqipërisë.

“SPAK duhet të fillojë hetimet për përmbytje sistematike që I ndodh Shqipërisë. A ka ndonjë zgjidhje përfundimtar për këta banorë? Ndërtimet e paligjshme? Por përse i le të ndërtojnë? Pra nëse do kishte një shtet serioz do të duhej të kishte një komunikim me banorët…Po të kemi shira më të fortë se këta, çfarë do ndodhë… Disa njerëz nuk pranojnë të evakuohen fare se atë kanë pasur, këtë s’mund ti kuptojnë këta që jetojnë në luks apo që ndryshojnë mobiliet një herë në javë. Prandaj do të duhet komunikim, njoftim”, tha ai.

Gjithashtu Kalaja u shpreh se deri më tani nuk është treguar aspak përgjegjshmëri.

“Lajme të tilla do kemi për çarjen e argjinaturave sepse nuk është marrë asnjë masë. Këtu nuk ka institucione, Serioziteti i shtetit varet tek puna. Vendi i Emergjencave është parë për ta marrë rrogën qyl. Pushteti lokal e ka problematikën e parë më pas zgjerohet. Është përmbytur gjysma e Shqipërisë…Dje banorët e kompleksit Delijorgji kanë qëndruar tek ura…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: