Analisti Mentor Kikia, i ftuar në studion e emisionit “Log” në News24, ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila akuzohet për një tender me vlerë 50 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Kikia theksoi një fakt të rëndësishëm në historinë politike dhe juridike të vendit: Balluku është ministrja e parë shqiptare që është marrë e pandehur gjatë kohës që ushtron detyrën e saj, ndërsa zyrtarë të tjerë janë hetuar vetëm pas përfundimit të mandatit të tyre.

“Balluku është ministra e parë që është marrë e pandehur gjatë kohës që është në detyrë. Të tjerët janë marrë kur e kanë lënë detyrën, si Beqaj apo të tjerë,” u shpreh Kikia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb