Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qëndruar gati 40 minuta në ambientet e GJKKO ku po mbahej seanca për njohjen me masat e sigurisë, për të dhe dy vartësit e saj të akuzuar, Gentian Gjyli e Erald Elezi.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar që të njihen me aktet e dosjes.

Nuk dihet nëse Balluku do të paraqitet sërish në GJKKO pas dy orësh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: