Eksperti ligjor Indrit Sefa, i ftuar në studion e News24, u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK, rrezikon “helmimin” e provave dhe prishjen e hetimit, duke qëndruar në detyrë.
Sefa tha se ka plot mënyra që kjo të ndodhë me rikthimin e Ballukut në detyrë.
“Ka mundësi të helmojë provat, fakti që ka intimiduar dëshmitarët e tregon këtë. Balluku mund të heqë dokumentat nga zyra, ka shumë mënyra si zv/kryeministrja mund të prishë hetimet”, u shpreh eksperti ligjor Indrit Sefa.
Sa i takon vendimit të Kushtetueses, Sefa tha se shtyerja mund të ketë si shkak mund mungesën e mazhorancës së trupës gjyqësore.
“Duhet të jemi të qartë në rastin e vendimmarrjes se nëse ka 4 vota pro dhe 4 kundër, vendimi quhet i rrëzuar, akoma nuk kemi 5 anëtarë. GJK ka marrë vendime shumë të mira kohët e fundit, çështja Balluku është mjaft e rëndësishme pasi do të caktojë një praktikë gjyqësore sot e në të ardhmen.
Aktualisht trupa e GJK përbëhet nga 8 anëtarë dhe nëse ata do të votojnë të ndarë, 4 pro dhe 4 kundër, vendimi rrëzohet”, tha eksperti ligjor Indrit Sefa.
