Analisti Neritan Alibali, gjatë diskutimit në Log, e ka krahasuar rastin e hetimit të zv/kryeministres Belinda Balluku njësoj si ai i Saimir Tahirit.

Alibali tha se Balluku nuk do të arrestohet, pasi PS do ta mbrojë , kur kërkesa e SPAK të shkojë në Kuvend.

“Nuk ka arsye dhe llogjikë që pas këtij hapi të SPAK, zonja Balluku të vazhdojë të jetë në pozicionin  e vet. Është njësoj si rasti i Saimir Tahirit, nuk ka për tu arrestuar se do ta mbrojë PS kur të shkojë kërkesa e SPAK në Kuvend”, tha analisti i njohur.

Neritan Alibali: Ajo që duhet të ketë kujdes në këto momente është fakti që të mos e marrë vala e drejtësisë popullore.

Nuk ka arsye dhe llogjikë që pas këtij hapi të SPAK, zonja Balluku të vazhdojë të jetë në pozicionin  e vet. Është njësoj si rasti i Saimir Tahirit, nuk ka për tu arrestuar se do ta mbrojë PS kur të shkojë kërkesa e SPAK në Kuvend.

Të gjithë ata që janë kërkuar nga SPAK kanë shkuar atje. Dua ti kthehem Saimir Tahirit, për cfarë u akuzua dhe për cfarë u dënua.

A është ky moment i SPAK luftë e brendshme brenda PS.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb