Ish-prokurori Eugen Beçi në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa në News24 foli seancën e mbajtur në Kushtetuese për Balinda Ballukun.
Gjatë intervistës, ai u shpreh se pushteti gjyqësor ka zbatuar kodin e procedurës penale. Në analizën e tij, Beçi shtoi se synimi i Ramës është të krijojë ‘një kurth frontal Kushtetueses’.
“Nesër e tutje vendimi pritet të jepet sepse nuk ka një afat përcaktuar, por Kushtetuesja duhet të shterojë njëherë e mirë debatin që bëhet në bazë të nenit të kodit të procedurës penale që i jep të drejtë çdolloj Gjykatë të shkallës së parë për të pezulluar një zyrtar të lartë që nuk është i zgjedhur sipas ligjit elektoral. Dhe duhet të zgjidhet ngërçi që ka lidhje me faktin që Gjykata Kushtetuese do kthehet në një Gjykatë Apeli që do të gjykatave të tjera që caktojnë masa sigurimi personal apo do jetë një gjykatë që do trajtojnë konfliktin mes pushteteve nëse ai ekziston. Apo do jetë një gjykatë që ne do shohim se si do justifikojë faktin që kryeministri është legjitimuar për të paraqitur një konflikt pushtetesh ndërkohë që në rastin konkret kemi vetëm një vendim. Si do ta interpretojë faktin që kryeministri ndërhyn dhe vënë në lëvizje GJK për një vendim individual për një zv- kryeministër që është caktuar një masë sigurimi nga GJKKO. Pushteti gjyqësor ka zbatuar Kodin e Procedurës penale”, tha ai.
