Kryetari i PD, Sali Berisha, pas takimit me 2 përfaqësuesit e Asamblesë së Këshillit të Evropës, në selinë e Kuvendit, deklaroi para mediave se, vuri në dijeni partnerët ndërkombëtarë për aferën Rama-Balluku.

“Ju dhashë fakte se Balluku është Rama. Përdora një shprehje. Në rrafshin politik, Balluku nuk është gjë tjetër, vetëm t-shirt i Edi Ramës. Po e theksova kjo në rrafshin politik, mos të ketë keqkuptime”, tha Berisha, duke shtuar se u ndal gjerësisht dhe tek AKSHI.

“U ndala tek dy Lindat famoze, duke treguar se njëra është fake, tjetra është e vërtetë.
Tjetra është e vërtetë dhe e vërtetë është Linda e lidhur me Edi Ramën. Unë mendoj se patëm një nga, një nga, një nga debatet, një nga diskutimet më të hapura me partnerët tanë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Informova gjerësisht për zgjedhjet, për se si këto zgjedhje, më shumë se në çdo rast tjetër, u shndërruan në një farsë të shëmtuar elektorale, se si Edi Rama përdori të gjithë potencialet e administratës shtetërore, monetare, njerëzore, për të dhunuar zgjedhjet logjistike e të tjerë. Për gjobat dhe kamatat dy miliardë euro që u falen, për angazhimin total të karteleve të drogës me 28 deputetë, përfaqësuar, njëri nga Arkand Balla, karteli i Troplini dhe nga Sara Mile, karteli Çelaj, deputetët më të votuar të parlamentit shqiptar.
I informova dhe i njoha me dokumente, me fakte, se si parlamenti është aneksuar dhe kryetari i parlamentit përbën njeri pa asnjë vlerë që nuk respekton as rregullore dhe asgjë. Shkarja e standardeve në Shqipëri është katastrofale.
U ndalëm gjatë tek afera Rama-Balluku. Ju dhashë fakte se Balluku është Rama. Përdora një shprehje. Në rrafshin politik, Balluku nuk është gjë tjetër, vetëm t-shirt i Edi Ramës. Po e theksova kjo në rrafshin politik, mos të ketë keqkuptime.
Pra, unë u them të vërteta se unë do të doja që biseda të ishte në praninë tuaj, po ata kanë kodin e tyre dhe nuk mundej. I shpjegova se si Edi Rama kompozoi qeverinë sipas oreksit të plotë të Lubi Ballukut. U ndalëm gjerësisht tek AKSHI, tek dy Lindat famoze, duke treguar se njëra është fake, tjetra është e vërtetë.
Tjetra është e vërtetë dhe e vërtetë është Linda e lidhur me Edi Ramën. Unë mendoj se patëm një nga, një nga, një nga debatet, një nga diskutimet më të hapura me partnerët tanë.
Natyrisht, qëndrimi ynë është rikthimi i monitorimit në mënyrë që shqiptarët të mos rrokullisen më në këto, në, në, në honet e narkoshtetit siç po ndodh tani. Pra, jua thashë të gjitha këto, nuk besoj të kem harruar gjë.
Të gjitha ato të cilat unë diskutova sot me miqtë tanë, duke patur bindje të thellë se jam në këtë mënyrë zëri i shqiptarëve që e duan këtë vend, që duan shtetin ligjor, që duan të drejtat e njeriut, që duan të ardhmen evropiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb