Deputetja e PD e qarkut të Durrësit, Manjola Luku, në fjalën e mbajtur në tubimin para kryeministrisë, u shpreh se skandali i aferës së tunelit të Llogarasë dhe afera të tjera korruptive që lidhen me emrin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, janë çështje që kanë cënuar interesin kombëtar dhe për të cilën qytetarët duhet të reagojnë.
“Zëvendësja e Edi Ramës, u kap në biseda duke bërë pazar me paratë e shqiptarëve.
Ajo vendoste në kafene si ndërtohen tunelet, si vidhen urat dhe kush duhet të bëjë supervizimin e qorre të objekteve pa siguri për qytetarët shqiptarë.
Sot skandali me figurën e Ballukut dhe urdhrat e Edi Ramës nuk janë cështjet e tyre private por është cënim i interesit kombëtar që na prekin të gjithë. Ne duhet ta kuptojmë njëherë e mirë se sistemi ynë është i korruptuar”, tha Luku.
Manjola Luku: a mundemi ne sot të heshtim për aferat e fundit që tronditën themelet e shtetit ku zëvendësja e Edi Ramës, u kap në biseda duke bërë pazar me paratë e shqiptarëve. Ajo vendoste në kafene si ndërtohen tunelet, si vidhen urat dhe kush duhet të bëjë supervizimin e qorre të objekteve pa siguri për qytetarët shqiptarë. Sot skandali me figurën e Ballukut dhe urdhrat e Edi Ramës nuk janë cështjet e tyre private por është cënim i interesit kombëtar që na prekin të gjithë. Ne duhet ta kuptojmë njëherë e mirë se sistemi ynë është i korruptuar.
