Gazetarja Anuela Llabani ka bërë një deklaratë shokuese sa i përket dosjes së AKSHI.
Ajo u shpreh se në provat që SPAK ka në duar, ka video ku në zyra janë urdhëruar ekzekutimi i personave, qofshin ato të rëndësishëm apo jo.
“6 mijë faqe të dosjes Balluku, ka një lloj paralajmërimi nga SPAK për të mos nxjerrë detaje nga dosja që janë vënë në dispozicion të komisionit parlamentar vetëm që të merret vendimi për imunitetit.
Balluku ka qenë e detyruar dhe i është mbyllur goja që të flasë për akuzat ndaj saj. Nuk është e thënë që duhet të ketë motrën e saj avokate të zonjën që ta paralajmërojë se për disa deklarata mund të mbajë përgjegjësi.
Nga zyrtarë më të lartë të qeverisë sepse di shumë, dhe bashkë me veten mund të marrë me vete persona të rëndësishme.
AKSHI është aq e lidhur me pushtetin sa “Balluku”, kam info që prokurorët e SPAK kanë në duar nga mijëra prova video etj, materiale video ku në zyra të caktuara kanë porositur ekzekutime personash. Jemi para një skandali tjetër ku përveç dealeve politike, shkohet në urdhra dhe kërkesa të personave. Di të them ë SPK i ka sot këto materiale, është në fazë verifikimi dhe po shqyrton çfarë është thënë nga 2018 deri në 2025″, tha ajo.
