Mario Balotelli, ish-lojtari i Interit dhe Milanit ka bërë një parashikim për derbin e Milanos. Sulmuesi me pasaportë italiane, në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se kuqezinjtë duhet të besojnë deri në fund, edhe pse misioni i titullit duket shumë i  vështirë.

“Milan fiton derbin. Unë fitova një Premier League në sekondën e fundit, kështu që duhet të luhet deri në fund sepse gjithçka është e mundur, por mendoj se është e vështirë për Interin të humbasë këtë skudeto” – Tha Balotelli, që luan aktualisht te Adana Demirspor.

Kujtojmë që Interi kryeson kampionatin me 11 pikë më shumë se Milani, por zikaltërit kanë për të luajtur një ndeshje më shumë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: