Me pellgje të thella e baltë, kjo është gjendja e aksit Ura e Matit-Rrëshen pas reshjeve të shiut që përfshinë zonën të enjten.

Gjendja më problematike paraqitet nga Ura e Matit e deri te lapidari i fshatit Zenisht, ku gropat e mbushura me ujë janë kthyer në shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve.

Sipas tyre, kjo rrugë mirëmbahet vetëm në prag fushatash elektorale, ndërsa nuk bëhet asnjë investim serioz.

Drejtuesit e automjeteve u bëjnë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për rikonstruksionin e rrugës, e cila është jetike për ta, pasi lidh disa fshatra me njëri-tjetrin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb