Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se nisja e marrjeve në pyetje nga SPAK  të personave të cilët ishin në pushtet në 2011, mbi “21 Janarin” duhet të niste me kreun e shtetit të asaj kohe, Bamir Topi.

Sipas tij, Presidenti ishte personi i kishte dijeni dhe akses në të dhënat e shërbimeve sekrete.

“Mendoja që thirrja e elitës së vendit për “21 Janarin”, duhet të niste nga zoti Bamir Topi, si President i Republikës. Zoti Topi në librin e tij tregon gjithçka se çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 21 janarit sepse kishte akses në shërbime sekrete.

SPAK ka të drejtë të ballafaqojë dëshminë e Berishës të dhënë tani dhe atë të dhënë në atë kohë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb