Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 komentoi edhe rolin e Strukturës së Posaçme.

Ai tha se e vlerëson shumë rolin e SPAK. Sipas Topit, SPAK po e spastron politikën e Shqipërisë. Ai shtoi se beson se SPAK do të shprehet edhe në lidhje me parregullsitë në procesin zgjedhor.

Bamir Topi: SPAK i ka tronditur themelet e qeverisë. Reforma në drejtësi është realizuar, pasi 140 deputetë të Kuvendit votuan pro. Rama e përdor për retorikë politikë, kur thotë se reformën e solli PS. Gjithë politika shqiptare ka prodhuar SPAK. SPAK po spastron politikën.

Elektorati mbështet dikë, që i kanë dalë shumë probleme. Paradoksi është sesa më shumë probleme i dalin kryeministrit, më shumë votohet. Struktura e Posaçme ka marrë faktet për zgjedhjet, po i administrojnë, po bëjnë analizën. SPAK do të dalë në përfundime për zgjedhjet, pasi të bëjë gjithë analizën e fakteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb