Nga: ZONJA KATERINA
Përbërësit: 1 kg bamje, 1 pulë (500 gr – 1kg), 1 qepë të thatë, 3-4 domate, 1 tufë majdanoz, 3-4 lgj vaj ulliri, 2 lgj uthull, Kripë, piper
Fillimisht pastrojmë bamjet nga bishti në formë konike, i shpëlajmë dhe i vendosim në një enë me ujë të bollshëm duke shtuar dhe pak kripë dhe 2 lugë uthull.
Pasi pushi i bamjeve të jetë zbutur i shpëlajmë dhe i vedosim bamjet në një kullesë. Në një tenxhere vendosim racionet e pulës dhe pak vaj dhe e kaurdisim mishin e pulës sa të ndryshojë ngjyrë lehtë. Më pas shtojmë qepën dhe domaten e grirë në rende. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, sipas dëshirës mund të shtojmë dhe një koncentrat perimesh (nëse nuk kemi një pulë të plotë). Vazhdojmë kaurdisjen për rreth 5 minuta, më pas shtojmë majdanozin e grirë hollë dhe gatimin e përgatitur e vendosim në një tavë dheu. Shtojmë dhe bamjet të cilat i kemi spërkatur me pak vaj ulliri, kripë dhe piper. E mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 50 minuta – 1 orë.
(Vila24/BalkanWeb)
