Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, ndryshe nga sa pretendohet.

Në fjalën e tij në Komisionin e ligjeve, Blushi solli në vëmendje rastin e Bashkisë së Vlorës, ku sipas tij banda me bexhe morën peng kutitë e votimit.

“Zgjedhjet e 11 majit nu ishin as të lira e as të barabarta.
Në PE u tha se bandat dhe krimi i organizuar penguan rrotacionin politik në Shqipëri.
Të dëgjoj nga ju përgatitjet që bërë që zgjedhjet të ishin të lira dhe të ndershme me duket vijim i retorikës politike të kryeministrit.
Nuk keni marrë asnjë masë për zgjedhje të lira e të ndershme por u bëtë palë me qeverinë për të shkatërruar standardin e zgjedhjeve. Këtë e konstaton edhe fakti që në Vorë qendrat e votimit u morën peng nga banditë të akredituar me bexhe nga institucioni juaj.
Sot duhet të kërkonit ndjesë që jo vetëm nuk zbatuat ligjet, por u bëtë palë qoftë dhe me heshtjen tuaj në shkallmimin e standardeve të zgjedhjeve”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb