Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin kur një tërmet i fuqishëm godet rajonin e Kamçatkës në Rusi.
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përveç panikut, tërmeti ka shkaktuar edhe evakuime masive, teksa dallgët kanë nisur të godasin edhe brigjet ruse.
Tërmeti me magnitudë 8.8 u regjistrua në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në zonat përreth.
Autoritetet njoftuan për një cunami deri në 4 metra në disa pjesë të rajonit.
(BalkanWeb)
