TIRANE-Një 71-vjeçare është revoltuar sot gjatë takimit të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova me banorët e pastrehë për çështjen e banesave sociale. E moshuara kërkoi që të zgjidhet problemi i saj për të marrë një banesë si e pastrehë. 71- vjeçarja Sadete Osmani pak ditë më parë ka thënë se Bashkia ka 36 vite që nuk e zbaton vendimin e Gjykatës për t’i dhënë një banesë, ndërsa i është drejtuar me një letër edhe Kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit mësohet se shqetësimin ia ka adresuar më pas Bashkinsë së Tiranës. Osmani kërkoi nga kryetari i Këshillit Bashkiak që të miratojë vendimin për ndarjen e banesave sociale. “Të më dëgjojë mirë zoti Aldrin Dalipi, tani pse nuk i ndan? Përse e bllokoi Këshillin Bashkiak? Përse e bllokuan? I kam bërë letër Edi Ramës. I kam bërë thirrje Edi Ramës që të mbledhë këshillin Bashkiak se jemi njerëz të varfër dhe po presim për një shtëpi. Edi Rama për 11 vjet nuk e zgjidhi problemin tim.Unë do shqyej derën dhe do hyj brenda. Këshilli Bashkiak është një formalitet”,¬deklaroi Sadete Osmani. Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, u shpreh se është i gatshëm ta zgjidhe problemin sapo të marrë drejtimin e bashkisë.

(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: