Pas protestave masive për shkak të dhunës në rritje mbi gratë, autoritetet e Bangladeshit janë duke u bërë gati të vendosin dënimin me vdekje për përdhunim.

Qeveria e Bangladeshit ka miratuar një vendim për të ndryshuar dënimin maksimal për përdhunim nga burgimi i përjetshëm në dënim me vdekje.

Zëdhënësi i Kabinetit, Kandaker Enverul Islam tha se Parlamenti i Bangladeshit nuk është në gjendje të mbante seancë dhe se presidenti i vendit, Abdul Hamid do të ratifikonte vendimin për të ndryshuar Ligjin mbi Parandalimin e Dhunës ndaj Grave dhe Fëmijëve.

Ai tha se qeveria ka miratuar një propozim për të shpejtuar procesin e zgjidhjes së përdhunimit.

Ministri i Drejtësisë, Anisul Huk tha se pret që presidenti i vendit të miratojë nesër vendosjen e dënimit me vdekje për përdhunuesit.

Protesta masive janë mbajtur për disa javë në disa qytete të Bangladeshit për shkak të rasteve të shpeshta të dhunës seksuale.

Organizata joqeveritare Ain-o-Salish Kendra ka lëshuar një raport duke thënë se 889 raste të përdhunimit u raportuan në Bangladesh në 8 muajt e parë të këtij viti dhe se të paktën 41 viktima humbën jetën.

Organizata thotë se frika nga hakmarrja dhe procedurat e gjata gjyqësore vazhdojnë të sjellin deri tek ajo se shumica e rasteve të dhunës dhe përdhunimit të grave nuk raportohen në policinë e Bangladeshit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb