Ministri i Bujqësisë libaneze Abbas Hajj Hassan njoftoi se Banka Botërore ndau 200 milionë dollarë amerikanë për zhvillimin e sektorit bujqësor të Libanit.
“Ky projekt do ta vendosë Libanin në rrugën e rimëkëmbjes dhe do të kontribuojë në sigurinë ushqimore në vend,” tha Hajj Hassan në një seminar të mbajtur nga Banka Botërore në qytetin lindor të Libanit, Baalbek.
Zinxhirët e prodhimit, mungesa e ujit, energjia alternative dhe udhëzimet bujqësore do të jenë në shënjestër të projektit, shtoi ai.
Një pjesë e parave janë donacion, ndërsa pjesa tjetër jepet si kredi që do të shkojë për ndërmarrjet e vogla, vuri në dukje ministri libanez.
Kriza aktuale e rëndë financiare në Liban e ka shtyrë vendin të diversifikojë ekonominë e tij dhe të zvogëlojë varësinë nga importet që kushtojnë miliarda dollarë në vit.
