Guvernatori i BSH Gent Sejko ka bërë me dije se norma e interesit do të shkojë në 2.5 përqind, pra do të rritet me 0.5 përqind.

“Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet në horizont afatmesëm, ndonëse ritmi i rritjes do jetë disi më i ulët. Përkeqësimi i perspektivës ekonomike në Evropë, ndikimi negative që çmimet e larta kanë në fuqinë blerëse të familjes si edhe reduktimi i stimulit fiskal pritet ngadalësojë konsumin familjar dhe investimet e bizneseve në vijim.

Niveli i lartë i depozitave, rritja e punësimit dhe e pagave, rritja e kredisë bankare dhe paketat e rezistencës sociale dhe pritet të sigurojnë mbështetje për bilancet e sektorit privat. Informacioni i disponuar sugjeron se balanca e rreziqeve mbi inflacionin qëndron në kahun e sipërm ndërsa balanca e rreziqeve për rritjen ekonomike qëndron në kahun e poshtëm.

Lufta në Ukrainë është burimi kryesor i pasigurisë dhe përshkallëzimi i luftës, mund të çojë në çmime më të larta të mallrave, ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe në rritje më të ulët ose negative ekonomike rajonale e evropiane. Duke gjykuar Këshilli mbikëqyrës vendosi në mbledhjen e sotme të rrisë me 0.5 % normën bazë të interesit duke çuar në nivelin e 2,25 %, të rrijë 0.5% normën e interesit të depozitës 1 ditore duke e çuar në nivelin e 1.25% dhe të rrisë po ashtu 0,5% normën e interesit të kredisë 1 ditore duke e çuar në nivelin 3.25%.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: