Kompania Bankers Petroleum Albania vijon t’u qëndrojë pranë institucioneve dhe banorëve të qarkut të Fierit në këto ditë të vështira me përballjen e virusit Covid-19.
Bankers ka shpërndarë për Bashkitë e Fierit, Patosit dhe Roskovecit rreth 15 mijë maska, të cilat do t’u vijnë në ndihme punonjësve që janë në vijën e parë të punës. Kjo ndihme është vlerësuar edhe nga përfaqësuesit e qeverisjes lokale.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, kompania naftënxjerrëse e cila operon në fushën e Patos- Marinzës ka shpërndarë rreth 400 pako me artikuj ushqimore dhe pastrimi për familjet në nevojë në Bashkitë e Patosit dhe Roskovecit.

Bankers e sheh veten si një partner dhe mik i pandashëm i komunitetit ku operon dhe gjithnjë u ka qëndruar pranë përmes projekteve, granteve dhe ndihmave të ndryshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb