TIRANE

Prej tre ditësh banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë vijojnë protestën e tyre duke kundërshtuar prishjen e  bizneseve dhe banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Re.

Edhe gjatë pasdites se sotme, banorët kanë bllokuar rrugën dhe kërkojnë takim me qeverinë për zgjidhjen e çështjes së tyre.

Banorët shprehen se projekti është zgjeruar dhe prek 490 objekte dhe jo 300 sa thotë qeveria.

Ata thonë se i kanë banesat në proces legalizimi, ndërsa nuk do lejojnë prishjen e tyre.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb