Një tjetër banor i Bërxullës i ka bërë thirrje drejtoreshës së Hipotekës, Dallëndyshe Bicit që të nxjerrë në terren një grup pune që të vlerësojë pronat e tyre.
Ai tha se banorët e kësaj njësie po sorollaten nëpër institucione.
“Dallëndyshe Bici të ngrejë një grup që të dalë në terren dhe të bëjë matjet dhe certifikimin e pronave faktike. Sipas informimi tim populli i Berxullës vjen vërdallë sa nga një bashki në një tjetër apo në Këshillin e Qarkut. Kanë përplasje me AMPT-në.”, tha ai.
Ndërkohë një tjetër banor tha se këtë çështje do e ndjekë në SPAK, e deri në Strasburg.
“Nuk ka det e oqean që të lajë mëkatet e tyre ndaj nesh. Jam i mendimit se sot, nëse s’na jep përgjigje ajo (Bici) do i drejtohemi SPAK-ut, prokurorisë, deri në Strasburg. Në këmbë do nisem deri në Strasburg.”, tha ai.
(BalkanWeb)
