Banorët e fshatit Dishnicë në Korçë janë hedhur në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, por edhe të ndotur njëkohësisht.

Ata njëzëri kanë kërkuar që të merret masa, pasi janë taksapagues të rregullt dhe nga ana tjetër nuk kanë ujë.

“Nuk kemi ujë të pijshëm, është i ndotur. Jemi taksapagues të rregullt, ujësjellësi nuk ka investuar në fshat.
Kur e kemi pasur ne në menaxhim ujësjellësin ka qenë i pastër. Me menaxhimin e ujësjellësit gjithçka ka ndryshuar. Na vjen uji i ndotur, mbushim ujë në fshatrat e tjerë. Do të vazhdojmë me protestat nëse nuk bëhet një ndryshim në fshat.”, thanë protestuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: