PRRENJAS- Dhjetëra përfaqësues të fshatrave të Njësisë Administrative të Rrajcës në bashkinë e Përrenjasit u bashkuan mesditën e kësaj mesjave në një proteste paqësore para godinës së bashkisë së Prrenjasit .Shkak i daljes së tyre në këtë protestë ishte pretendimi se fshatrave ku ata banojnë u janë marrë në mënyrë të paligjshme rreth 700 hektarë tokë. Kjo u është marrë mënyrë të padrejtë dhe pa marrë pëlqimin e tyre nga firma gjermane Agro-Map. Tokat që sipas ture po u grabiten ndodhen në fshatin Rryen tę Rrajcës.

Sipas protestuesve Firma Agro-Map Consulting. Shpk e ka “grabitur” pronën e tyre si rezultat i një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2016-të me Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrin e asaj kohe Lefter Koka dhe Zonat e Mbrojtura. Sipas kësaj marrëveshjeje kjo firimë mori me qera rreth 6.6 hektarë tokë në fshatin Rryen, ndërsa e përdor atë për të kultivuar bimët autentike të zonës të cilat rrezikojnë zhdukjen.

Më parë banorët e Rrajcës e përdornin këtë sipërfaqe toke për lëndina dhe për të kultivuar bimë mjekësore medicinale, ndaj marrëveshja duket se u ka prishur punë. Në protestën e tyre para bashkisë Prrenjas me pankarta në duar banorët e Rrajcës paraqitën disa kërkesa konkrete, prej të cilave spikat rikhimi i pronave në gjendjen e mëparshme dhe vendosja para ligjit e personave përgjegjës.

Banorët shprehen të indinjuar me politikën vendase, e cila sipas tyre nuk ka bërë asgjë gjatë këtyre 28 viteve demokraci. Të indinjuar kryesisht banorët shprehen me pushtetin lokal, të cilën e akuzojnë jo pak për përvetësim dhe abuzim me pronat e tyre.

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira e cilëson me prapavijë të qartë politike protestën e sotme. Rira sqaron faktin se sipërfaqja për të cilën pretendojnë banoret nuk është në pronësi të bashkisë , por e Ministrisë së Mjedisit dhe Zonave të Mbrojtura, pasi fusha e Rryenit është pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Për problemin e tyre banorët e Rrajcës i janë drejtuar më herët nëpërmjet një peticioni edhe Kryeministrit, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive.

Kërkesat e banorëve drejtuar Bashkisë së Përrenjasit:

1-Të bllokohet firma Agro-Map që po grabit dhe shkatërron pronat tona kadestrale në Lëndinën e Rryenit dhe ti vendoset me detyrim që ta kthejë lëndinën në gjendjen e mëparshme.
2-Të ndalohet shkatërrimi i mjedisit dhe të bimëve medicionale që kanë qenë një ndihmesë e madhe për të gjitha familjet rrajcare.
3-Të hiqet ligji 7501 që në Rrajcë po përdoret nga pushtetarë vetëm për të grabitur pronat.
4-Të hapet kadestra për fshatrat tanë të Rrajcës pasi ajo do t’i japë fund grabitjes së pronave tona kadastrale
5-Të vihen para ligjit të gjithë personat përgjegjësitë e tjetërsimit dhe grabitjes së pronave tona kadastrale
6-Të arrihet marrëveshje me qeverinë Maqedonase lidhur me pronat tona kadestarle përtej kufirit
7-të ndalohet shkatërrimi i kullotave të blektorisë dhe i objekteve në pronat tona kadastrale në Lëndinën e Rryenit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: