Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë të protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në pronat e tyre, duke denoncuar jo vetëm zaptimin e tokave, por edhe përdorimin e dhunës nga punonjësit e kompanisë ndërtimore dhe policia. Në ditën e 26-të të protestës, dy banorë përfunduan në spital pasi u shtynë dhe tërhoqën zvarrë gjatë përplasjeve me palët që mbrojnë investitorin. Sipas banorëve, dokumentet e pronësisë janë falsifikuar nga një person që pretendon të jetë pronar, për t’ia shitur më pas investitorit.

Banorët janë rikthyer sërish në protestë, duke shkuar në kantierin ku ka nisur ndërtimi i resortit dhe duke bllokuar fadromat. Ata kanë akuzuar Policinë e Shtetit se po i sulmon me sprai, duke shkaktuar lëndime te dy prej protestuesve. “Policia e Shtetit, në tokën tonë, duan të na sulmojnë me sprai”, u shpreh një protestuese.

“Policia e Shtetit, në tokën tonë, duan të na sulmojnë me sprai”, akuzon një protestuese.

Megjithë dhunën dhe përplasjet e përsëritura me policinë dhe punonjësit e ndërtimit, banorët deklarojnë se nuk do të ndalin protestat e tyre. Ata kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe rishikimin e projektit, duke mbajtur qëndrim kundër zaptimit të pronave të tyre dhe duke kërkuar drejtësi për tokën që e konsiderojnë të tyre. Protesta në Rrjoll vijon prej disa javësh, ndërsa banorët kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe rishikimin e projektit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: