Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se Izraeli nuk ka asnjë qëllim të dëmtojë qëllimisht civilët iranianë.
“Dua të sqaroj atë që është e qartë: nuk ka qëllim të dëmtohen fizikisht banorët e Teheranit, siç bën diktatori vrasës me banorët e Izraelit”, tha ai.
Kjo deklaratë vjen pas valës së kritikave që pasuan paralajmërimin e mëparshëm të ministrit, ku ai kishte thënë se “banorët e Teheranit do ta paguajnë çmimin, së shpejti”, një deklaratë që u interpretua gjerësisht si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj civilëve.
Katz sqaroi se banorët e kryeqytetit iranian duhet të evakuojnë zonat ku mund të ndodhin sulme ndaj objektivave të regjimit dhe infrastrukturës së sigurisë, duke shtuar se përgjegjësia për çdo përshkallëzim bie mbi regjimin e Teheranit.
