Barazim dramatik i Interit në transfertë kundër Salernitanës. Skuadra e Inzagit ishte duke udhëhequr me rezultatin 0-1, deri në minutën e 90-të, kur Kandreva, shtangu ish-skuadrën e tij, me një gjuajtje nga një kënd thuajse i pamundur, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Onanës. Pavarësisht dominimit, Interi nuk arriti të dilte me 3 pikë nga ky takim.

Plot 11 gjuajtje në portë regjistruan interistët, por kjo nuk mjaftoi, pasi Oçoa ishte në një ditë spektakolare, duke i mohuar disa gola të sigurt.

Paraqitje pozitive edhe për Asllanin që qëndroi në fushë 66 minuta. Për sa i përket pikëve, me këtë barazim Interi shkoi në kuotën e 51 pikëve. Fitorja e fundit e zikaltrve daton më 5 mars ndaj Leçes.

FT: SALERNITANA – INTER 1-1

Kandreva 90′ / Gosens 6′

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: