Barazim pa gola mes Egnatias dhe Vllaznisë në Rrogozhinë, në ndeshjen e Superiores. Në pjesën e parë rastet nga të dyja skuadrat nuk munguan, por ekipet nuk konkretizuan dot mundësitë e krijuara.

Në pjesën e dytë, në minutën e 71-të, ekipi i Edlir Tetovës largohet nga fusha në shenjë proteste, për shkak të një kartoni të kuq ndaj Xhemajlit. Pas 7 minutash, ndeshja rifilloi, me shifrat që mbeten të njëjta deri në fund.

Egnatia është në vendin e dytë me 50 pikë dhe në sfidën tjetër udhëton në Elbasan.

Vllazia kryeson me 52 pikë dhe në takimin tjetër pret Dinamon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb