Flamurtari dhe Skënderbeu nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në Vlorë, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Parë.
Në minutën e 25-të, Lika provoi me kokë, por nuk ia doli dot të realizojë. Pak më pas, të besuarit e Diego Longos pretendojnë për prekje të topit me dorë, arbitri nuk ndantë të njëjtin mendim dhe vazhdoi lojën.
Në të 56-tën mund të kishte gol, nëse Liço do tregohej më i saktë në hyrje të zonës. Deri në fund nuk do kishte ndryshim rezultati, me të dy skuadrat që duhet të kënaqen me nga një pikë.
Korçarët kryesojnë kampionatin me 42 pikë, ndërsa Flamurtari renditet në vendin e 3-të me 39 pikë.
Gara për Superioren vazhdon, me të dy ekipet që do luftojnë deri në fund për ngjitjen.
(BalkanWeb)
