Milan barazoi 1-1 me Atalantën, në takimin e Serie A.

Ndeshja nisi me “marshin e pestë” për kuqezinjtë, që zhbllokuan llogaritë shumë shpejt. Ishte Rafael Leao që ndezi festën vendase, pas vetëm dy minutash lojë. Ekipi i Piolit mori zemër pas shënimit të golit dhe u zhvendos i gjithi në gjysmëfushën e kundërshtarit.
Në minutën e 18-të shfaqet Berat Gjimshiti, i cikli “flirtoi” me golin e barazimit. Bergamasakët vendosën ekuilibrat me anë të një penalltie, 11-metërsh i ekzekutuar saktë nga Koopmeiners në të 42-të. Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, me ekipet që u detyruan të pajtoheshin me nga një pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: