Derbi i parë i Ismajlit me Torinon shkoi shumë mirë, me skuadrën që mori një barazim të çmuar 0-0 ndaj Juventusit. Pas sfidës, mbrojtësi shqiptar, tregoi këndvështrimin e tij.
“Në pjesën e parë ishim pak poshtë, pastaj në të dytë ia dolëm të shkonim përpara. Ne i kishim 2-3 raste. Por në fund është 0-0 dhe një pikë është e drejtë, ndaj shohim përpara.
Peleari është një njeri i madh dhe sidomos një portier i madh. Në ndeshjet e fundit mund të shpallej MVP, por më mirë që për të ishte në derbi. Ai luante në Serinë C me Beneventon dhe tani është më i miri në derbin e Serisë A.
Është një gjë e madhe, ai është një djalë i mbarë, kur vjen në fushë, edhe kur nuk luante, ishte një profesionist. U ka dhënë gjithmonë një dorë të gjithëve. Në fund gjithçka shpërblehet. Tani ai do të pushojë, unë do të shkoj në grumbullimin e Kombëtares”, tha Ismajli.
