Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani ka komentuar barazimin 1-1 në Kupën e Shqipërisë me Teutën.

“Teuta ka qenë është dhe do të jetë histori por duhet profezionizëm dhe jemi këtu ku jemi. Me cfarë dhamë në fushë përpos rotacionit meritonim dicka më tepër. Futbolli kështu është lojë episodesh. Unë jam tip i ftohtë dhe nuk emocionohem kollaj.

Djalit do t’i bëjë mirë por unë e llogaris si pjesa tjetër e skuadrës. Hera e dytë që jam trajneri i djalit tim, është më e vështirë pasi duhet të flasësh të kritikosh por shpreosj të na eci mbarë të dyve. Shpërblimi është në në fund të majit, të arrijmë objektivat.

Rotacioni erdhi sepse mendova për Kukësin. Kalendari është shumë i ngjeshur dhe fokusi jonë është në kampionat. Jam i kënaqur nga lojtarët e aktivizuar, ekipi kishte dëshirë, grintë dhe entuziazëm dhe të vazhdojmë kështu deri në fund” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: