Një situatë e pazakontë është krijuar dje në klubin e Borusia Dortmund kur futbollisti Ousame Dembele nuk është paraqitur në stërvitje me shokët e skuadrës. Kjo nëkuptonte se ai po mbyllte marrveshjen me Barcelonën, por klubi gjerman përmes një deklarate në fillim të pasdites ka bërë të ditur se ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të katalanse për futbollistin francez.

Sipas “RAC-1”, është kthyer mbrapsht oferta prej 110 milionë eurosh (80 milionë fikse dhe 30 me variabla të tjerë). Lajme jo pozitive vijnë edhe nga Anglia për spanjollët pasi Jurgen Klopp, trajner i Liverpulit, e mohon kategorish shitjen e Philipp Coutinho ç’ka e bën Barcelonën të dështojë në dy tratativa aq të përfolura.

Tifozët e Barcelonës presin me padurim përforcimet pas largimit të Neymar pasi skuadra e cila vitin e kaluar nuk ishte në top-formë humbi edhe shërbimet e një prej lojtarëve më të mirë. Klubi duket se e ka tepër të vështirë të bëj transferimet e nevojshme dhe për të shmangur nofkën e dështakes, sipas mediave spanjolle do të bëj tentativën e fundit për Ousame Dembele.

Barça do ta rrisë ofertën e ardhshme në 110 milionë euro direkt, plus 30 milionë në formën e variablave vetëm për të siguruar shërbimet e francezit.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb