Barcelona synon Champions League. Këtë ka lënë të kuptohet trajneri i katalanasve, Hansi Flick, në konferencë për shtyp para ndeshjes së kampionatit ndaj Vallecanos.
“Objektivi është të fitojmë Ligën e Kampionëve. Mendoj se për të gjitha klubet si Barcelona, qëllimi është ky. Është gara më e mirë në të cilën mund të luajmë. Ky format i ri është i çmendur,” tha Flick.
“Luajtëm një gjysmëfinale të shkëlqyer ndaj Interit dhe meritonim më shumë, por edhe këtë sezon do të jetë njësoj. Do të punojmë shumë për të. Nuk do të jetë e lehtë, por do të japim gjithçka”, theksoi tekniku gjerman.
