TIRANE-Duke folur në emisionin e Arjan Canit “Zonë e Lirë”, deputeti socialist Ben Blushi tregoi një barcaletë të shkëputur nga një metodë e anglishtes me shumë përdorim në vitet e komunizmit.
“Po tregoj një barcoletë. Nuk kishim libër anglishteje vetëm nje “Essential” para pluralizmit. Libri ka pasë shumë humor. Dhe njëri prej këtyre po e tregoj tani.
‘Ishin katër shokë dhe shkojnë të kapin trenin nga një qytet në një tjetër. U vonuan dhe iku treni. Thanë të pinin nga një birrë dhe humbën edhe trenin tjetër e kështu me rradhë deri në trenin e gjashtë. Kur erdhi treni tre prej tyre arritën të hypnin në tren por njëri mbeti.
Ky që mbeti filloi të qeshte me të madhe. Kur e pyetën se pse po qeshte kaq shumë ndërsa kishte humbur trenin ai u përgjigj. Këta të tre qe kapen trenin kishin ardhur të më përcillnin mua’.
Edhe këta me Ramen janë nisur për të më përcjellë mua por kanë marrë trenin gabim”, tha Blushi.
(d.b/BalkanWeb)
