Barcelona bën detyrën ndaj Levantes duke fituar 3-0. Në pjesën e parë, katalanasit realizuan dy herë me Bernal dhe De Jong.
Në pjesën e dytë, Fermin Lopez thelloi shifrat. Ekipi i Flick kryeson me 61 pikë, 1 më shumë se Real Madrid.
Katalanasit përfitojnë në maksimum nga humbja e Realit, duke marrë “komandën” e kampionatit spanjoll.
Në takimin tjetër të La Liga, Getafe-Sevilla u mbyll 0-1.
