Barcelona bëri detyrën në Pragë, teksa mundi pastër kampionët çekë me rezultatin 2-4, duke hipotekuar një vend në play off, ndërsa do të tentojnë në raundin e fundit të prekin edhe “Top 8”. Ndeshja nisi jo mire për katalanasit, pasi ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Kusej. Megjithatë ekipi I Flick do të përmbyste gjithçka falë dopietës së Fermin. Por pjesa e pare do të mbyllej në barazim pas Lewandovski do të ishte I pafat teksa do të devijonte topin drejt portës së tij. Megjithatë Barça nuk do të dorëzohej, teksa në pjesën e dytë një supergol I Olmos dhe një I polakut Lewandovski do të fiksonin shifrat përfundimtare në 2-4.
Vetëm 1 pikë për spanjollët e Atletico Madrid në transfertën e zjarrtë të Stambollit ndaj Gallatasarayt. Giovanni Simeone do të zhbllokonte shifrat shumë shpejtë, teksa do të shënonte për miqtë që në minutën e 4, por avantazhi I madrilenëve do të zgjaste shumë pak, pasi një autogol I Llorentes do të fiksonte shifrat 1-1. Rezultat I cili nuk do të ndryshonte deri në fund. Të dyja skuadrat janë në zonën e play off.
Newcastle në krahun tjetër nuk e pati aspak të vështirë të siguronte 3 pikët në shtëpi ndaj kampionëve holandezë të PSV. Wissa, Gordon dhe Barnes, ishin autorët e golave për vendasit, që për momentin janë në vendin e 7 dhe shpresojnë në një kualifikim direct për në fazën tjetër.
Qarabag vijon të jetë surpriza e bukur e këtij sezoni deri më tani në Champions League.Azerët fituan në “frymën e fundit”, ndaj gjermanëve të Frankfurt 3-2. Një gol i Mustafazada bëri që publiku vendas të shpërthejë në festë, me Qarabag që tani ëndrëron të vijojë rrugëtimin evropian, pasi aktualisht ka 10 pikë e ndodhet në vendin e 18, ndërsa Frankfurt I thot lamtumirë aventurës evropiane për këtë sezon.
