Barcelona jo vetëm që nuk përfitoi asgjë nga largimi i Messit, por katalonasit do të kenë humbje të konsiderueshme.

 

Tashmë, Barcelona nuk do ta paguajë Messin, por largimi i tij do t’i kushtojë shumë më shtrenjtë.

 

Sipas sektorit të financave të Barcelonës, largimi i Messit pritet t’i kushtojë klubit rreth 137 milionë euro.

 

Blaugranasit do të humbasin 17 milionë euro gjatë ndeshjeve të sezonit, 43 milionë euro në shitjen e fanellave dhe 77 milionë euro në fushën e biznesit.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: